Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se sot janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilët kishin rezultuar pozitiv me tuberkuloz.
“Sot, nga katër ferma në dy fshatra ( Gushicë, Verban) të komunës se Vitisë, janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen tuberkulozit. Pas kryerjes se hulumtimeve dignostike të cilat burojnë nga planet për luftimin e sëmundjeve infektive, kafshët në 4 ferma kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e TBC. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi, menjëherë ishte ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma ( hyrje daljet). Pas krijim të kushteve teknike dhe logjistike, në mbikëqyrje të inspektorëve veterinarë të AUV-së është realizuar asgjësimi. Në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Vitisë, për groposje (varrezë) të kafshëve në kodrinën Bagdad. Pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Siç thuhet në njoftim, AUV thekson se ruajtja e shëndetit të kafshëve është e domosdoshme për shëndetin e mirë të publikut.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sipas mandatit të sajë ligjorë, përveç diagnostikimit dhe testimit laboratorik, përmes kompanisë se kontraktuar ka realizuar asgjësimin dhe dezinfektimin e hapësirave të qëndrimit të kafshëve. Po ashtu do të bëjë kompensimin e fermerëve për kafshët e humbura. Ruajtja e shëndetit të kafshëve është domosdoshme qe te kemi shëndet të mirë publikë. Hulumtojmë dhe punojmë çdo ditë për ta ruajtur atë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite gjatë orëve të fu...
Dita e ndeshjes, Kosova luan në udhëtim te Lituania
Policia shqiptoi 1 mijë e 846 gjoba trafiku për 24 orë
Tetë persona u lënduan- u arrestua ngasësi i kamionit, detaj...
Vidhet arka për bamirësi në xhaminë e fshatit Siqevë në Pris...
Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bom...