Është bërë asfaltimi i rrugës “Sejdi Sejdi” në Ferizaj, e cila vlerësohet si e rëndësishme për banorët e kësaj pjesë të qytetit.
Për të parë nga afër punimet, në vend-ndërtim doli edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin.
Ata janë shprehur të lumtur që, edhe pse realizimi i këtij projekti është vonuar shumë, megjithatë ai më në fund po përfundon me sukses.
“Sot kemi arritur të bëjmë konfirmimin e shkallës së ngjeshmërisë në këtë rrugë më një gjatësi prej 390 metrash, ku ka edhe trotuare në të dy pjesët e rrugës dhe mendojmë se po fillojmë se realizuari një projekt shumë të rëndësishëm që po bëhet për qytetarët, por edhe për automjete”, ka thënë Svarqa.
Edhe banorët e lagjes e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës. Sipas tyre, kjo rrugë ka qenë e pakalueshme dhe ka pasur vështirësi edhe në kalimin e saj.
Ky projekti është i pari i këtij lloji për këtë vit. Asfaltimi i rrugës “Sejdi Sejdiu, kushtoi 53 mijë euro, mjete këto nga buxheti i komunës së Ferizajt. U bë e ditur se së shpejti do të ketë edhe asfaltime të tjera të ndryshme, të cilat janë vonuar shkaku i të reshurave atmosferike./arbresh.info/
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...
Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhi...
Grabiten një këmbimore në Pejë, arrestohen dy të dyshuar në ...
Abdixhiku para Kuvendit të LDK-së: Sot, me demokraci e përca...