Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, për testimin e unazës qendrore në kryeqytet ka thënë se edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje.
Përmes një postimi në Facebook, Bejta ka deklaruar se asnjë vendimmarrje lidhur me këtë çështje, nuk do të merret pa hulumtim apo testim paraprak.
“Në këtë vikend po bëhet testimi i gjithë unazës qendrore të Prishtinës, si rrugë njëkahëshe. Përveç testimit edhe qytetarët do të marrin pjesë në vendimmarrje sepse ata do të vlerësojnë këtë organizim të Komunës përmes sugjerimeve të tyre, për mirëfunksionimin e lëvizjes njëkahëshe me makina”.
“Asnjë vendimmarrje nuk duhet të ndodhë pa hulumtim e testim paraprak, kjo formë e vendimmarrjes duhet të bëhet praktikë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Testimi i qarkores njëkahëshe nisi sot dhe do të vazhdojë edhe të dielën, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet. Ky vendim po shihet si një projekt i ngutshëm dhe i dështuar nga ekspertët e komunikacionit rrugor.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...