Keqpërdorimi i një veture zyrtare të Komunës së Zveçanit ka qenë shkaktar i një përleshjeje fizike mes zëvendëskryesuesit të Komunës së Zveçanit, Lavdim Pecit, dhe Drejtorit të Shkollës Fillore “Isa Boletini”, Eshref Pecit.
Lavdim Peci, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes, po pretendon se u sulmua fizikisht muajin e kaluar nga drejtori i shkollës, pas tentativës për ta fotografuar këtë të fundit, i cili po voziste veturën e nënkryetarit të komunës, Flurim Kelmendi.
Ai thotë se ka një muaj e gjysmë që këtë veturë zyrtare po e vozit drejtori i shkollës dhe se këtë keqpërdorim e ka raportuar te kryetari i komunës.
KTV-ja ka kontaktuar me drejtorin e shkollës në fshatin Boletin, Eshref Pecin, por ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.
Nuk e ka mohuar se e ka vozitur nënkryetarin e komunës me veturën zyrtare, por, siç ka thënë, këtë e ka bërë krejtësisht në baza humanitare, duke ndihmuar komunitetin dhe punët që ka pasur me zyrën për komunitete.
Ndërsa, ka mohuar ta ketë sulmuar Lavdim Pecin.
KTV-ja ka kontaktuar gjithashtu edhe me nënkryetarin e komunës për komunitete në Zveçan, Flurim Kelmendi, i cili ka pranuar se ia ka lejuar drejtorit të shkollës ta vozisë veturën zyrtare në rastet kur ata kanë pasur punë së bashku në terren.
Ndërsa, Policia e Kosovës këtë rast të sulmit, ku të dy zyrtarët janë si të dyshuar të përfshirë në përleshje, e ka dërguar në Prokurori.
Sa i përket keqpërdorimit të veturës zyrtare, Zahiti ka bërë të ditur i ka njoftuar tashmë autoritet komunale të Zveçanit.
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026