Asambleisti i Kuvendit Komunal në Rahovec nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sinan Kryeziu, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë Komunë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Rahovec, njëkohësisht kryetar i kësaj komune, Smajl Latifi.
“Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Latifi shkruan tutje se përkushtimi i madh dhe rezultatet konkrete dhe të vazhdueshme në qeverisje komunale, rrisin dhe forcojnë besimin te çdo qytetar e aktivist që është i përcaktuar t’i shërbejë interesit të përgjithshëm publik.
“Kolegu ynë Sinan, mirë se erdhe në AAK, në vizionin tonë të qartë. Së bashku t’i japim edhe më shumë qytetarëve tanë dhe vendit tonë! Faleminderit për besimin!”, ka përfunduar Latifi.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare