Ndonëse vendi ynë është në një ngërç politik tash e tre muaj dhe sot edhe tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi, kjo nuk po ua prish aspak qejfin deputetëve, të cilët shihen në humor të mirë në secilën seancë.

Të veshur e parfumosur, të “mallëngjyer” për ndërrimin e ndonjë llafi me njëri-tjetrin, deputetët të cilët janë aty falë votës së popullit, nuk po u bëhet vonë për gjendjen në të cilën është zhytur vendi.

Shtrenjtimi i rrymës, e bashkë me të edhe çmimi i të gjitha produkteve esenciale, nuk po ua prish “rehatinë” deputetëve, pasi të njëjtit edhe përkundër që nuk po bëjnë asgjë dhe çdo të dytën ditë bëjnë “sfilata” në Kuvend, në një seancë e cila zgjatë hiq më shumë se pesë minuta, të njëjtit marrin pagë rreth 2000 euro.

Deri kur do vazhdoj ky “cirk” nuk dihet./Arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...