Menjëherë pas vendosjes së masës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës, në opinion është nxitur një debat, se cila kompani në vend importon më së shumti produkte nga Serbia.
I apostrofuar më së shumti në këto debate ishte deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, njëherësh edhe pronar i kompanisë “Elkos”, shkruan lajmi.net.
Kjo kompani, nga shumëkush citohej si importuesi më i madh i mallrave serbe në Kosovë.
Mirëpo, të kundërten po e thotë vetë Ramiz Kelmendi.
Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se kompania që ai udhëheq nuk është e para sa i përket importimit të produkteve serbe.
Ai ka publikuar edhe të dhënat nga dogana për produktet më të shpeshta serbe të cilat importohen brenda vendit.
Kelmendi tutje ka thënë se kompania e tij mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës.
E sipas të dhënave të Doganave, rryma mbetet produkti që më së shumti importohet nga Serbia.
Në Kosovë nga Serbia, po del se importohet edhe një sasi e madhe e pijeve freskuese, që kap vlerën e 28 milionë eurove.
Në total, vlera e importuar gjatë vitit 2017 kap shifrën e 449 milionë eurove.

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...