KFOR, misioni i NATO-s, ka bërë të ditur se Forca Rezervë Operacionale Turke (ORF) mbërriti në Kosovë për të filluar një vendosje të përkohshme.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se Njësia Turke ka marrë përsipër përgjegjësitë nga Batalioni Shumëkombësh i ORF-së sipas planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Itali.
“Në muajt në vijim, Batalioni Turk i ORF-së do të kryejë një sërë aktivitetesh së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë. Përforcime të tilla rrisin fleksibilitetin operacional dhe gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve në zhvillim të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...