Banka Botërore është pajtuar me marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kompanisë Contour Global për ndërtimin e termocentralit.
Arritja e marrëveshjes është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pas një angazhimi shumë të madh dhe vizitës së fundit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në SHBA, së bashku me ekipet e MZHE-së, Bankës Botërore dhe kompanisë Contour Global u arrit marrëveshja rreth pikave që ishin objekt i negociatave”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MZHE.
Arrijta e marrëveshjes i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me të cilën kompanisë amerikane do t’i jepet statusi i ofertuesit të preferuar.
“Gjatë ditëve në vazhdim do të formalizohen procedurat që mundësojnë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Contour Global për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese – TC Kosova e Re”, thuhet tutje në komunikatë.
Koha Ditore kishte raportuar se Ministria e Zhvillimit ekonomik e ka ridizajnuar projektin Kosova e Re me qëllim të parandalimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike në nivel të papërballueshëm për qytetarë. Opsion ka qenë edhe ulja e kapaciteteve prej 600 në vetëm 300 megavat.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë