Një grua, shtetase e Shqipërisë është arrestuar dje në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ajo është ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, shkruan Arbresh.info.
Si pasoj, njëri nga zyrtarët policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
“Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 08.10.2023 – 05:50. Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...