Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Jarinje pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dokumentet janë konfiskuar, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas intervistimit i është refuzuar hyrja në Kosovë.
“SPK Jarinje 09.09.2025-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin serb që dyshohet të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...