Sot, Sektori i Hetimeve Rajonale,Drejtoria Rajonale te Policisë në Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka kryer një operacion policor me ç‘rast është arrestuar një person me inicialet A.A (1973 ) shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
Pas arrestimit të njëjtit i është kontrolluar vendqëndrimi i përkohshëm në qytetin e Gjilanit dhe me pas i njëjti është sjellë në ambientet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan dhe pas njoftimit mbi arsyen e arrestit dhe të drejtat e personit të arrestuar, i njëjti me vendim te prokurorit të shtetit nga prokuroria themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë. Rasti do ti referohet Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Gjilan për procedura të mëtutjeshme./arbresh.info/
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar
Sulmohet ambasada amerikane në Irak
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën