Sot në pikën kufitare në Vërmicë u arrestua anëtari i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Artan Abrashi.
“Sistemi gjyqësor dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë të keqpërdoren nga ky pushtet kriminal, duke përndjekur e arrestuar aktivistë të Lëvizjes për aksione të mëhershme politike.
Madje, ky arrestim, u bë me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi.
Arrestimet e tilla nga ky pushtet jolegjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar.
Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë. Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit”, thuhet në njoftimin e VV./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës