Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së 30 vjeçarit në një kazino në Suharekë.
Sipas nënkolonelit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 30 vjecarit J.A nga fshati Mushtisht, komuna e Suharekës është një rreshter policor, i cili është arrestuar nga policia.
Me të marrë informatën, stacioni policor menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Aty është kuptuar nga mjekët se një person është vrarë me armë zjarri dhe është pa shenja jete. Të gjitha njësitet relevante në bazë të provave materiale kemi kuptuar se viktima është me iniciale J.A nga fshati Mushtisht i Suharekës”, ka thënë Krasniqi në konferencën e jashtëzakonshme për media.
Sipas tij, dyshohet se polici nga ora 3:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit ka luajtur në këtë kazino.
Me urdhër të prokurorit, sipas Krasniqit rreshteri i policisë i dyshuar për vrasje është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...