Arrestohet personi që kërcënoi drejtorin e spitalit në Gjakovë

09:35 | 23 Janar 2022

Një punëtor në spitalin rajonal në Gjakovë është arrestuar mbrëmë, pasi që përmes telefonit ka kanosur një person tjetër.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, shkruan arbresh.info

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjakovë 22.01.2022 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor në spitalin rajonal në Gjakovë, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar.. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt- thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara