Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë i cili kishte hapur barnatoren dhe shiste barëra me çmime të ngritura.
Në raportin 24-orësh, policia ka dhënë detaje për rastin, ku ndër të tjera bëhet e ditur po ashtu se personit në fjalë i kishte skaduar licenca e punës.
Në lidhje me këtë rast, sipas inspektorëve, malli i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Klinë, 07.04.2020 – 11:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hapur barnatoren e tij dhe kishte shitur barna me çmime të ngritura. Sipas inspektorëve, të dyshuarit i kishte skaduar licenca e punës. Malli është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë”, thuhet në raport.
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...