Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes tyre dy policë

08:44 | 13 Shkurt 2026
E.K

Një person është arrestuar në Kllokot, pasi që ka sulmuar fizikisht katër persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Raporti i policisë

Fsh. Kllokot 12.02.2026 -09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj kosovarë, në mesin e tyre dy zyrtar policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info