Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurit V. H., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më datë 14 nëntor 2015, duke e përdorur forcën respektivisht kanosjen serioze, ka përvetësuar pasurinë e personit B. K., me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme.
Me këtë veprim, sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri ka kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 1, të KP-së.
Pasi që i dëmtuari ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, dhe ka bashkëpunuar me ta, Policia ka arritur ta ndalojë e më pas ta arrestojë të pandehurin V. H.
Gjatë kontrollimit paraprak të Policisë, në automjetin e tij kanë gjetur një pistoletë, të cilën i njëjti e mbante në kundërshtim me ligjin mbi armët. Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale nga neni 374 paragrafi 1, të KP-së.
Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit prej tridhjetë ditësh, thuhet në njoftim.
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...