Një person është arrestuar për shkak të përdorimit të armës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë dje.
Policia njofton se në lidhje me rastin ka sekuestruar një revole të tipit M57, e kalibrit 7.62 mm, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe katër copë fishekë.
“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale ‘përdorim i armës, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, ‘lëndim trupor’, si dhe ‘dëmtim prone’”, thuhet në njoftimin e PK-ës./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë