Është arrestuar një malazez në Pejë, pasi që dyshohet se ka kryer krime kundër popullsisë civile në viteve 1998-1999, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit dhe një zyre në fshatin Gorazhdec-Pejë, ku kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 1998-1999 – NN. Me 27.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas malazez, nën dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës së cekur gjatë viteve 1998-1999. Njësitet policore me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të Departamentit Special kanë kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit dhe një zyre në fshatin Gorazhdec-Pejë, ku kanë sekuestruar katër shtëpiza të kompjuterit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...