Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për dy tentim vrasje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë më 03 dhjetor, ku me armë zjarri ishte plagosur viktima me iniciale A. L, 24 vjeç.
Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar me inicialet B. B, 27 vjeç, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.
Po i njëjti person po kërkohej nga policia që nga muaji shtator, për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...