Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj i cili ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet gjermane.
Sipas PK-së, i njëjti dyshohet për veprën penale “tentativë vrasjeje me dashje”, e sanksionuar sipas Kodit Penal Gjerman.
Me urdhër të prokurorit, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat ligjore.
“Me datën 13.06.2026 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetastit të huaj i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Gjermane. I njëjti kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal Gjerman. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar më pas me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...