Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i nga Gjermania.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është lokalizuar në Lipjan ndërsa dyshohet të jetë i përfshirë në veprën penale “ keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari me akt-vendimin e prokurores është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
“Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale).”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, sot më 02.08.2023, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.”, njofton Policia.
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...