Prokuroria Speciale, njofton se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M. D, i nacionalitetit serb, nën dyshimet për krime lufte në komunën Zveçanit.
M.D është arrestuar me urdhër të prokurores speciale Florije Salihu- Shamolli, pas hetimore disa mujore në bashkëpunim me Hetuesit e Krimeve të Luftës.
Sipas hetimeve M. D, dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në këtë rajon, në kuadër te MUP-it, gatë viteve 1998/1999 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.
“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-ës, i pandehuri M.D, së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë Ushtrinë Jugosllave dhe Policinë Serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, bëhet e ditur nga Prokuroria Speciale.
Tutje, thuhet se trupat e civilëve shqiptarë u gjetën pas përfundimit të luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, ne komunën e Mitrovicës.
Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqes në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës