Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Zubin Potok, i cili ishte në kërkim për grabitje.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se i dyshuari është arrestuar sot rreth orës 12:40.
“Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë komuna Zubin Potok, nga njësia policore e Stacionit Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B., (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar). Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë, pasi më 20.05.2020 , është shpallur fajtor për veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg”.
I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë./Arbresh.info
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...