Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 03/08/2022 ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar F.R. (1971).
Arma e llojit ,,Ecol Jackal Dual Compact’’ cal. 9 mm së bashku me nëntë gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /arbresh.info/
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...