Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj , pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Rasti ka ndodhur më 17 qershor.
“Skenderaj / 17.06.2024 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e zjarrit (pistoletë). Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është konfiskuar një gëzhojë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Arbresh.info
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet