Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka tentuar të sulmojë një qytetar me kaçavidë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën B, ku i dyshuari ka tentuar të kryejë sulmin, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë ka shfaqur rezistencë aktive.
Gjatë përpjekjes për ta vënë nën kontroll, ai ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.
‘Rr. B, Prishtinë 07.04.2026 – 13:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka tentuar ta sulmojë një person me kaçavidë. I dyshuari ka shfaqur rezistencë aktive ndaj zyrtarëve policorë dhe gjatë intervenimit për ta vendosur nën kontroll ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...