Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që gjatë një bastisje në shtëpinë e tij dhe në objektet përcjellse, janë gjetur dhe janë konfiskuar disa qese plastike me substanca të dyshuara të llojit kokainë, një bllok për shënime, një DVR, një peshore digjitale dhe dy kamera, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Vatra, Prishtinë 14.08.2023-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar në disa qese plastike gjithësej 12.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një peshore digjitale, një bllok për shënime, një DVR, dhe dy kamera. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...