Është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:05, në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
Tutje, në raport thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 04.09.2023 – 11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE