Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë.
Policia bën të ditur se në banesën e tij dhe objektet përcjellëse të tij ka sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë specialë, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gramë, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese), shkruan Arbresh.info.
Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Ai po dyshohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Posedim i narkotikëve”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE, POSEDIM I NARKOTIKËVE, PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË RKS-së Prishtinë 08.01.2025-21:02 . Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese). Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...