Një person është arrestuar sot në Pejë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.
Në njoftimin për media thuhet se ngjarja ka ndodhur më 22.04.2025rreth orës 12:20, nё rrugën “Vllёzёrit Gёrvalla” nё Pejё, përcjell Arbresh.info.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, ne vendin e ngjarjёs nuk ёshtё hasur i dyshuari, Policia kanё kërkuar dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit janё kryer kontroll/bastisje ne shtëpinë e personit tё dyshuar. Viktima e rastit ёshtё intervistuar nga hetuesit i cili ka deklaruar se i dyshuari ka shtёnё ne drejtim tё tij me armё zjarri, mirpo viktima nuk ka pёsuar ndonjё lëndim”, thuhet në njoftim.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 13.05.2025, ёshtё arritur tё arrestohet i dyshuari i kёtij rasti, tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) armё pistoletё Bloëfog kal: 9mm, njё (1) karikator dhe dy (2) fishekё 9mm. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Iranin
Gjendet i vdekur Avni Agushi, 72-vjeçari i zhdukur prej dy d...
Zanetti për Kupën e Botës për Klube: Ne gjithmonë synojmë të...
Vuçiq: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Ko...
Sulmet izraelite ndaj Iranit rrisin çmimet e arit
Avokati i ish-policit Spahiu thotë se disa policë të Kosovës...