Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar zjarrin në fshatin Katundi i ri në Pejë.
Sipas njoftimit, zjarri ishte shkaktuar sot rreth orës 05:20, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje pёr 48- orё.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 14.08.2025, rreth orёs 05:20, ёshtё njoftuar pёr njё zjarr i cili ka ndodhur ne fshatin Katundi i ri-Pejё. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, dhe me tё arritur nё atё lokacion kanё vërejtur se ishte pёrfshirё nga flakёt njё garazhё, ku brenda saj kishte dy vetura me targa vendore dhe disa mjete tё punёs, janё njoftuar ekipi i zjarrfiksёve tё cilёt kanё dalur nё vendin e ngjrjёs, gjithashtu edhe eksperti i zjarreve.”, thuhet në njoftim.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, sot me datё 14.08.2025, rreth orёs 10:00, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se e ka kryer kёtё vepёr penale. Pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtёs i dyshuari, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...