Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Leposaviq i cili ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Në njoftimin për media thuhet se i dyshuari me inicialet S.C 21-vjeçar me datën 17.11.2024 së bashku me tre persona të tjera kanë sulmuar viktimën në një lokal, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, përcjell Arbresh.info.
Tre të dyshuarit ishin arrestuar në ditën kur kishte ndodhur rasti, ndërsa i dyshuari i katërt kishte qenë në arrati.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas pranimit të informatës se i njëjti ndodhej në një lokal në Leshak të Leposaviqit, ndaj të cilit gjithashtu ishte lëshuar Urdhërarresti nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në lidhje me rastin e lartcekur. Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur nëntë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në lidhje me substancën narkotike Drejtoria për Hetimin e Trafikut të Narkotikëve – Mitrovicë Veri ka iniciuar rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Policia rajonale Mitrovicë Veri falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,038/504-504-4800. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...