Një person është arrestuar në Gjakovë pasi kishe ekspozuar dy armë në rrjetet sociale, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar armët e ekspozuara, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë.
“Gjakovë / 22.11.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se në rrjete sociale kishte ekspozuar dy armë: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, të cilat dyshohet se ishin pronë e të dyshuarit. Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar armët e ekspozuara. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal