Një person është arrestuar në Fushë Kosovë i dyshuar për vrasje në tentativë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje i arrestuari ka sulmuar me thikë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Arbresh.info.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë / 09.04.2025 – 16:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...