Policia e Kosovës ka ndaluar një person si të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” në Ferizaj.
Sipas policisë, gjatë një kontrolli në fshatin Balaj, është identifikuar shtetasi E.K., 20 vjeç, tek i cili është gjetur një pistoletë me katër fishekë në çantën e dorës.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është inicuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Më datë 05.03.2025, rreth orës 23:25, ekipi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore në fshatin Balaj. Automjetin e drejtonte shtetasi E.K., 20 vjeç. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari, në çantën e dorës, është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me katër fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa arma është konfiskuar. Rasti është marrë në trajtim nga njësiti i hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje