Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në orën 10:00 në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës ” me dënim burgimi prej 180 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /arbresh.info/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...