Policët nga stacioni policor në Kaçanik, sot në orën 10:30, në fshatin Dubravë të Kaçanikut, në shtëpinë e tij, kanë arrestuar personin me inicialet N.M (M/K), 39 vjeçar, i cili ishte në kërkim, thuhet në një komunikatë për media.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve’’, me dënim burgimi prej shtatë muajve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit, dërgohet në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Policisë e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që, ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Alarm për bombë në dy qendra tregtare në Shkup
Dy anije kthehen ndërsa paraliza e Hormuzit vazhdon
Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk...
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të q...
Përkujtohet heroi Sali Çekaj, Haxhiu: Ishte strateg i lirisë...
Konjufca në Antalya Diplomacy Forum, diskutime për Ballkanin...