Policët e stacionit në Han të Elezit, sot në orën 09:30 në fshatin Paldenicë kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Rr.Q (M/K) i moshës 55-vjeç.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Manchester United planifikon ofertë për sulmuesin që shpërth...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe pasojat mbi çmimet
Murati: Kosova rrezikon të humbas 90 milionë euro nga Banka ...
Rritja e shpenzimeve për mbrojtje – kryefjala e samitit të N...
Shtyhet më 2 shtator seanca për rastin e hedhjes së gazit lo...
Tymi i zi te Kosova A, reagon deputetja Bajrami