Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:30 në rrugën “Motrat Qiriazi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.A. i moshës 22 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ” Posedim i pa auotorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ” me dënim burgimi prej 90 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...