Në orët e mesditës së sotme Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘shkelje të urdhrit mbrojtës’.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti nuk iu ka përmbajtur masës së urdhrit të lëshuar nga gjykata për mosafrim të viktimës së rastit të dhunës familje.
Lidhur me rastin bazuar në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke siguruar edhe deklaratën shtesë nga viktima.
Ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë