Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i dyshuar për grabitje.
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka njoftuar se sot ka arrestuar një person për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes .
Rasti ka ndodhur me datën 28.11.2018, në rrugën ”Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke, ka treguar për portalin arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
I dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast edhe disa raste të tjera të natyrës së njejtë./arbresh.info/
Erëra të forta në Prishtinë, Fushtica: S’ka arsye për panik
14 raste të konfirmuara me fruth, IKShPK apel prindërve për ...
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...