Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas hetimeve disa mojore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (B.K.) zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë.
Policia sot me 09.09.2019, e ka intervistuar të dyshuarin në prezencë të avkotatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj dhe pavarsisht rolit dhe funksionit që kanë individë të caktuar veprime ligjore do të ndermerren në vazhdimësi në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera të drejtësisë, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...