Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Pejë

15:53 | 17 Gusht 2023
Diellza Gashi

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që dyshohet se ka poseduar armë të paautorizuar.

Sipas një njoftimi, thuhet se rasti ka ndodhur sot ku gjatë aktiviteteve tё planit Operativ  “Goditja” Stacioni Policor nё Pejё ka realizuar njё operacion, nё rrugën “Qarshia e Gjatё”, nё Pejё, shkruan Arbresh.info.

Personi të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar dy Sprej OC Body Guard, katёr elektroshok Dimming Light, mjete te mprehta dhe boksa metalik.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt./Arbresh.info/