Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka organizuar skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Rakosh të Istogut, shkruan arbresh.info.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datë 08.09.2021, rreth orës 21:00, deri sa ishte duke patrulluar në fshatin Rakosh-Istog, në brendi të një lokali ka vërejtur disa persona, pas kontrollit qe iu është bërë lokalit janë vërejtur disa tiketa të lojërave të fatit. Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, aty është konfiskuar një shtëpize (kompjuter), që dyshohet së është përdorur për lojëra të fatit”, thuhet në njoftim.
Policia ka arrestuar të dyshuarin (pronarin e lokalit) të njëjtit iu është shqiptuar flet gjoba prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anticovid, dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...