Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve për pornografi”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, shkruan Arbresh.info.
“Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe u intervistua.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.
“KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI Lipjan / 11.11.2025 – 15:30. Një i dyshuar mashkull shtetas I huaj është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun