Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar i cili dyshohet të jetë përfshirë në rastin e grabitjes në Vushtrri.
A.Ll është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, shkruan Arbresh.info.
Komunikata e plotë:
Arrestohet edhe një person për veprën penale-Grabitje
Mitrovicë, 12 Qershor 2024
Si rezultat i hetimeve të Hetuesve Rajonal DRP Mitrovicë Jug, me datë 12.06.2024, kanë arritur që të arrestojnë edhe një të dyshuar të përfshirë në rastin e grabitjes në Vushtrri.
Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara me datën 12.06.2024, hetuesit rajonal, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë edhe një person të dyshuar.
Personi i dyshuar A. Ll., 20 vjeçar, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Arbresh.info/
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...