Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedhur një veturë në Leposaviq.
Sipas njoftimit, i dyshuari 19-vjeçar e ka pranuar se së bashku me një person tjetër e kanë kryer veprën penale, përcjell Arbresh.info.
“Më datën 19.01.2025, rreth orës 03:10, në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së një veture. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore të Stacionit Policor Leposaviq kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit. Si rezultat është identifiuar i dyshuari N.K., 19 vjeç, i cili është arrestuar dhe me pas është shoqëruar në stacionin policor. Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.
Automjeti pas përfundimit të procedurave policore i kthehet pronarit.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit