Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për veprat ’lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pronës’, shtetasin shqiptar Kosovar A.Q. lindur në vitin 1978, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat e cituara më lartë.
“I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër (identiteti i të cilit është i njohur për policinë dhe është në kërkim për arrestim), më datën 16.11.2019 rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë së rajonit të Pejës.
Tutje policia njofton se hetuesit policor janë duke punuar lidhur me rastin, për të sqaruar të gjitha rrethanat e sulmit ndaj viktimave zyrtar të komunës së Pejës, dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, të cilët që nga momenti i kryerjes së veprës ishin ikur nga vendi i incidentit dhe gjendeshin në arrati.
Vlenë të ceket që si pasojë e incidentit viktimës së katërt, i janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në lokal ku ka ndodhur rasti.
Të gjitha veprimet hetimore janë duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info
Limaj mirëpret lirimin me kusht të Isni Kilajt: Lajmet e mir...
Benita me gjuhë kërcënuese ndaj Elijonës: E mbys krejt, e ka...
Konfirmohet meçi i jashtëzakonshëm mes Mike Tyson dhe Floyd ...
Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 d...
“Nuk dorëzohemi”, Kamberi me mesazh të qartë për të drejtat ...
Reali nuk do të rrezikojë me Huijsenin, mbrojtësi spanjoll m...